Kombëtarja e Uruguait është eliminuar nga Kupa e Botës ‘Katari 2022’ edhe pse arriti fitore 2 me 0 ndaj Ganës.
Në fundin e ndeshjes, gjyqtari nuk akordoi penallti – ku Edinson Cavani u pengua nga mbrojtësi i Ganës.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Uruguait shkuan te gjyqtari dhe kërkuan llogari – madje gati sa nuk e goditën.