Lajme

Deklarohen nga QKUK, Sokol Halili arriti në emergjencë pa shenja jete

12/02/2022 15:50
nga:Y I

Sokol Halili, u vetëvra pasi policia e lokalizojë vendodhjen e tij.

Ai nuk u dorëzua, por i dha fund jetës me armë zjarri.

Pas aktit, trupi i pajetë i tij është transferuar në Qendren Emergjente në Prishtinë.

Florim Bekteshi, specialist i mjekësisë emergjente deklaroi se viktima erdhi pa shenje jete.

“Sot rreth orës 14:20 nga autoambulanca e qytetit të Shtimës ka ardhur një rast ku pas ekzaminimit ka qenë pa shena jete. E kemi konstatuar vdekjen”, tha Bekteshi.