Sergio Busquets mohoi se ishte planifikuar humbja ndaj Japonisë (1-2), që Spanja të përballet me përzgjedhjen marokene në fazën e 16-të të Kupës së Botës.
Kishte kritika të mëdha ndaj ‘Furisë së Kuqe’, kjo për shkak se dyshohej se e pranuan humbjen ndaj Japonisë, me qëllim që të mos përballen me Kroacinë në raundin tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dukej sikur e kishim ndeshjen nën kontroll. Ne ishim të shkujdesur, ata u ngjitën dhe krijuan rrezik në kundërsulm. Duhet të përmirësohemi. Ne nuk donim që kjo të ndodhte, qëllimi ynë ishte të fitonim. Kundër Marokut do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk e menduam humbjen”, tha mesfushori pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/