Kupa e Botës vjen me dy ndeshje fantastike në ora 16:00.
Korea e Jugut do të përballet me Portugalinë, kurse Gana me Uruguajin, shkruan GazetaBlic Sport.
Janë 3 kombëtare që garojnë për vendin e dytë, kurse Portugalia e ka siguruar kalimin tutje.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të jetë ajo mes kombëtares afrikane dhe asaj nga Amerika Latine, atje ku tashmë janë mësuar formacionet zyrtare:
Uruguai: Rochet, Varela, Gimenez, Coates, Olivera, Pellistri, Valverde, Bentancur, De Arrascaeta, Nunez, Suarez.
Gana: Zigi, Seidu, Amartey, Salisu, Baba, Partey, Abdul Samed, Kudus, Jordan Ayew, Andre Ayew, Inaki Williams
/GazetaBlic Sport/