Kupa e Botës 2022

Në hyrje të qytetit të Gjilanit vendosen flamuj të Zvicrës, kjo në përkrahje të Xhakës e Shaqirit për ndeshjen ndaj Serbisë

12/02/2022 13:15
nga:Mergim Rreci

Kupa e Botës vjen sot me 4 ndeshje interesante.

Vëmendja e madhe do të jetë tek ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, duke marrë parasysh edhe gjendjen në tabelë, por edhe për faktin se dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë tek kombëtarja helvete.

Dyshja shqiptare e kishte mposhtur Serbinë në vitin 2018 dhe këtë gjë do të tentojë edhe sonte.

Sipas disa fotografive të publikuara nga ‘GazetaOlle’, në hyrje të qytetit të Gjilanit, janë vendosur flamuj të shtetit të Zvicrës, kjo e gjitha në përkrahje maksimale të djelmoshave shqiptarë që luajnë për helvetët.