Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës në Katar.
‘Die Manschaft’ u përshëndet nga Botërori edhe pse triumfoi në ndeshjen ndaj Kosta Rikës me rezultat 4 me 2, kjo pasi Japonia e mposhti Spanjën në ndeshjen tjetër të Grupit E, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo është hera e dytë që Gjermania eliminohet në fazën e grupeve, pas vitit 2018, kur ‘Panzerët’ dështuan të kalojnë tutje në grup me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.
Në Katar, kishte një gëzim të madh për largimin e Gjermanisë nga Botërori, kjo për faktin se kjo kombëtare vazhdimisht protestoi ndaj rregullave të atij vendi, madje e mbyllon gojën në formë proteste para ndeshjes së parë.
Në formë ironie, një gjë të tillë e bën edhe disa të ftuar tek një medium nga Katari, ku u tallen me eliminimin e ‘Die Manschaft’.
La réaction de la télévision qatarie à l’élimination de l’Allemagne de la Coupe du monde ??
(Via @Qattar_Affairs)
— BeSoccer ?? (@BeSoccerFR) December 2, 2022