Kupa e Botës 2022

Joshua Kimmich i mërzitur: Kjo është dita më e keqe e karrierës sime, po biem në një vrimë pa fund!

12/02/2022 12:00
nga:Mergim Rreci

Ishte Joshua Kimmich i përlotur ai që u shfaq në zonën mikse për të analizuar eliminimin e Gjermanisë në Kupën e Botës në Katar.

Kjo lamtumirë e hershme gjermane i bashkohet zhgënjimeve në Botërorin 2018 (eliminimi në grup) dhe mesfushori i Bayern Munichut nuk e fshehu ngurtësinë e momentit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kjo është dita më e keqe e karrierës sime. Ne dështuam në 2018, edhe te Evropiani dhe kam frikë se mos biem në një vrimë pa fund. Kjo më bën të mendoj se këto dështime janë të lidhura me mua”, tha Kimmich për Sport1.

/GazetaBlic Sport/