Cristiano Ronaldo ka bërë një rrëfim për gjendjen shpirtërore të skuadrës para ndeshjes me Korenë e Jugut, këtë të premte, në të cilën Portugalia do të tentojë të konfirmojë vendin e parë në grup.
“Kualifikimi është i garantuar, por ne duam edhe vendin e parë. Nuk ka kufij për këtë ekip apo objektivat tona. Le të shkojmë për më shumë! Forca Portugali!”, ka shkruar kapiteni portugez, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 16:00.
View this post on Instagram