Lajme

Mitrovicë: Nuk respektoi urdhrin e mbrojtjes ndaj një gruaje, arrestohet

12/02/2022 10:13
nga:Astrit Gashi

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës ndaj një gruaje.

Përveç kësaj, në raportin policor bëhet me dije se i dyshuari edhe e ka kanosur viktimën.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.