Kupa e Botës 2022

Detajet e fundit nga hetimi i UEFA-s ndaj Juventusit

12/02/2022 09:53
nga:Mergim Rreci

Vijon të komplikohet situata te Juventusi, teksa krahas hetimeve nga prokuroria e Torinos dhe prokuroria federale, së fundi edhe UEFA është vënë në lëvizje.

Vetë qeveria europiane e futbollit, pas ankimimit zyrtar të La Ligës, ka reaguar, duke njoftuar me një komunikatë se ka nisur hetimin për respektimin e Fair Play-t Financiar nga ana e klubit bardhezi.

Pak ditë më parë presidenti Agnelli dhe drejtuesit më të lartë të klubit bardhezi dhanë dorëheqjen në grup, duke mos miratuar as bilancet e sezonit të kaluar.

Pikërisht këto janë edhe problemi më i madh i Juventusit, pasi përgjimet kanë treguar se bardhezinjtë i kanë falsifikuar në mënyrë të vazhdueshme, për të fshehur humbjet dhe shmangur rregullat e Fair Play-t Financiar.