Lajme

Deputetët takohen me një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar

12/02/2022 09:27
nga:Astrit Gashi

Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar i Kuvendit të Kosovës, të premten janë takuar me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim, gazetarët janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për medie.

Pas këtij takimi, ky delegacion do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.