Tolerim apo humbje e merituar, tani nuk ka më rëndësi Gjermania mbetet sërish jashtë Kupës së Botës pas fazës së grupeve dhe Spanja kualifilohet në turin tjetër si vendi i dytë.
Mediat spanjolle raportuan se Luis Enrique u shfaq shumë i nervozuar me futbollistët e tij pas ndeshjes dhe i mblodhi shpejt në dhomat e zhveshjes, për të folur për më shumë se 30 minuta me ta.
“Doja të kualifikoheshim si vendi i.parë dhe më vjen shumë keq për këtë rezultat. Ishte një humbje që djeg, por gabuam vetëm 5 minuta dhe Japonia na ndëshkoi dy herë. Kam rezerva për lojën, ndaj fola me djemtë që të shmangim paraqitje të tilla”, tha trajneri spanjoll.