Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës.
‘Die Manschaft’ u përshëndet nga Botërori edhe pse triumfoi në ndeshjen ndaj Kosta Rikës me rezultat 4 me 2, kjo pasi Japonia e mposhti Spanjën në ndeshjen tjetër të Grupit E, shkruan GazetaBlic Sport.
Me fitoren e sotme, Japonia e mori kryesimin dhe së bashku me Spanjën kaluan tutje. Rezultati përfundimtar i atij takimi ishte 2 me 1.
Duke folur për “ARD” pas sfidës me Kosta Rikën, Thomas Muller nuk e zyrtarizoi plotësisht, por bëri një fjalim që dukej shumë si ai i lamtumirës së tij.
“Është absolutisht një fatkeqësi! Nuk di nëse do të vazhdoj. Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”, tha Muller.
/GazetaBlic Sport/