Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës.
‘Die Manschaft’ u përshëndet nga Botërori edhe pse triumfoi në ndeshjen ndaj Kosta Rikës me rezultat 4 me 2, kjo pasi Japonia e mposhti Spanjën në ndeshjen tjetër të Grupit E, shkruan GazetaBlic Sport.
Me fitoren e sotme, Japonia e mori kryesimin dhe së bashku me Spanjën kaluan tutje. Rezultati përfundimtar i atij takimi ishte 2 me 1.
Pas ndeshjes, futbollist i Spanjës, Cesar Azpilicueta tha ndeshja ndaj Marokut do të jetë shumë e vështirë.
“Maroku përfundoj në vendin e parë, ata treguan cilësinë e tyre, do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj tyre”, tha mbrojtësi.
/GazetaBlic Sport/