Kupa e Botës 2022

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Nëse luajmë si sot ndaj Belgjikës, atëherë nuk kemi frikë nga askush

12/01/2022 19:44
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kroacisë u shpreh krenar për kalimin e kombëtares së tij në 1/8 e Kupës së Botës.

Zlatko Dalic pranoi gjithashtu se skuadra e tij kishte pak fat, pasi Belgjika kishte mundësi të jashtëzakonshme për të shënuar, atje ku Romelu Lukaku bëri një lojë për të harruar dhe nuk arriti të shënonte asnjë nga tre rastet e pastra, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne tashmë prisnim vështirësi kundër një ekipi të madh si Belgjika, por edhe Kroacia bëri mirë. Kishim një penallti që u anulua, por kjo nuk ndryshoi mentalitetin tonë. E dinim që edhe Belgjika do të kishte mundësi. Ne ishim me fat sepse ata nuk shënuan. Lojtarët e mi dhanë maksimumin dhe urime për këtë”, tha trajneri.

Kroacia do të përballet me fituesin e Grupit E: “Spanja do të luajë ende dhe duhet të presim. Por ne e dimë se është një skuadër e madhe, me një trajner të shkëlqyer dhe me lojtarë me cilësi të lartë. Në kampionatin Evropian humbëm nga Spanja vetëm në kohën shtesë. Ata po luajnë shumë mirë, por nëse luajmë si sot, atëherë nuk kemi frikë nga askush”.

/GazetaBlic Sport/