Lajme

Na ‘habiti’ Kurti: Përgjegjësinë për vrasjen makabre e kërkon tek zyrtarët më të ulët të mundshëm, i amniston ‘shefat’ e mëdhenj

12/01/2022 19:01
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, duhet të japë dorëheqje, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti shkruan se sot pasdite është aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, teksa njofton se po bëhet inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës, nspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK, ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës

Postimi i plotë:

Zinxhiri që duhet (dorë)hequr
Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.
I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje.