Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se vdekja e 35-vjeçares ndodhi në duart e shtetit, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Deliu thotë se fajlët ngushëlluese të qeverisë nuk mjaftojnë.
Deliu shton se PDK-ja e ka thirrur në interpelancë Kryeministrin Kurti, ku në atë seancë do të kërkohet marrja e masave të menjëhershme ndaj bartësve të institucioneve që kanë dështuar të kryejnë punën e tyre.
Shkrimi i plotë:
Në rastin e djeshëm tronditës të vrasjes së Hamide Magashit, institucionet ligj zbatuese kanë dështuar të zbatojnë vendimin e gjykatës, prandaj vdekja e saj ndodhi në duart e shtetit.
Fjalitë ngushëlluese të qeverisë nuk mjaftojnë! Ajo duhet të veproj që të krijoj kushtet që të parandalohen dhe luftohen efektivisht krime të tilla.
Përballë paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Sot, së bashku me deputetët e grupit parlamentar kemi thirrur në interpelancë Kryeministrin Kurti. Në këtë seancë do të kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme ndaj bartësve të institucioneve që kanë dështuar të kryejnë punën e tyre.


