Kombëtarja e Portugalisë konfirmoi mungesën e tre lojtarëve në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, në xhiron e fundit të grupit H të Botërorit 2022, të planifikuar për këtë të premte.
“Janë tre lojtarë [Otavio, Danilo dhe Nuno Mendes] që nuk mund të luajnë”, tha Fernando Santos, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të gjithë u shfaqën në formë të mirë, por të luash çdo katër ditë fillon të peshojë. Ka pak lodhje dhe kjo shkakton edhe lëndime. Por kam besim te të gjithë, ndaj do të luajë skuadra në të cilën kam besim të plotë”, tha ai.
Po Cristiano Ronaldo? “Në parim, ai do të stërvitet së shpejti, nëse është në kushte, do ta shohim më vonë. Nuk e di nëse do të jetë 50/50, por është pjesë e grupit prej 20 lojtarësh që mund të luajnë, nëse nuk kemi më shumë probleme”, tha ai.
? Fernando Santos has confirmed that Cristiano Ronaldo is a doubt for the match against South Korea.#POR | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/lBCXcE7M5W
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) December 1, 2022
/GazetaBlic Sport/