Lajme

Një person pa shenja jete tek ‘Viva Fresh Store’ tek Puhovci në Pejë

12/01/2022 13:58
nga:G B

Një person pa shenja jete tek ‘Viva Fresh Store’ tek Puhovci në Pejë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ekipet Emergjente dhe policia hetuese janë në vendin e ngjarjes.

Lajmi konfirmohet për ‘RADIO 1’, nga Policia e Pejës.

“Rreth orës 12:50 minuta Policia e Pejës ka marrë informacion për një person të rrëzuar tek ‘Viva Fresh Store’ në Puhovc. Jemi përgjigjur në shpejtësi. Nga mjeku kujdestar i pranishëm në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, pra se nuk ka shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar mbi rrethanat. Sapo të kemi diçka shtesë do tju mbajmë të informuar.”-deklaroi në ‘RADIO 1’, toger Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.