Ligji i ri i pagave i propozuar nga Qeveria e Kosovës por ende i pa jetësuar, rregullon edhe pagat për drejtuesit më të lartë të policisë së Kosovës e deri te kadetët policor, raporton Gazeta Blic.
Sipas ligjit për të cilin Qeveria ka thënë se do të hyjë në fuqi pas një muaji, nga data e aprovimit në ekzekutiv, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës do të marrë pagë mujore bruto në vlerë të 1740 euro.
Zëvendësi i tij, sipas ligjit të ri të pagave ka koeficient 12.8 dhe paga e tij në muaj del të jetë 1536 euro.
Ndërkaq, kushdo që mbanë pozitën e Drejtorit në polici do të ketë 1344 euro pagë në muaj.
Në ligj thuhet se tri pozitat e para paguhen në bazë të funksionit dhe jo gradës.
Koloneli në institucionin që ofron siguri për vendin, është vlerësuar me koeficient 10.2 ose 1244 euro pagë.
Nënkolonel në policinë e Kosovës do të marrë në muaj 1104 euro.
Për më shumë se 102 euro është dallimi i pagës për gradat major dhe kapiten, e ku i pari merr pagë 984 euro, përderisa i dyti 888.
Togerët me gradë në policinë e vendit do të marrin për çdo muaj nga 840 euro.
60 euro është dallimin ndërmjet pagës së një rreshteri dhe një polici të lartë sipas ligjit të ri të pagave.
Një rresht do të marr rrogë 768, përderisa polici I lartë 708.
Polic, polic i ri dhe kadetët policor do të kenë paga si 600 euro, 540 dhe 240 euro.



