Skuadra franceze është tashmë në fazën e 1/16, edhe pse jo pa polemika. Pas dy fitoreve kundër Australisë dhe Danimarkës, Deschamps zbriti në fushë ekipin B kundër Tunizisë dhe ata u mposhtën.
Rezultati sportiv ishte shqetësues edhe pse pa pasoja. Edhe kështu, ka një tjetër temë që fluturon mbi përqendrimin francez dhe gjithashtu Federatën dhe është rikthimi i mundshëm i Benzemas.
Anton Meana, një gazetar nga Cadena SER, shpjegoi për El Larguero se një rikthim i mundshëm i Karim Benzema në Katar nuk do t’i kënaqte tifozët francezë.
“Isha i befasuar nga mungesa e dashurisë për fituesin aktual të Topit të Artë”, thotë Meana.
Informacionet e Meanës tregojnë se ka diçka tjetër përtej futbollit.
Për Alemany, mungesa e motivimit për rikthim nuk mund të shpjegohet dhe e vë fokusin te marrëdhënia Benzema-Mbappe. Nga sa kisha parë mendoja se marrëdhënia ishte e mirë mes Benzemës dhe Mbappes, kjo më befason jo pak”. /abcnews.al/