Kupa e Botës 2022

Maguire temë për “tallje” në Parlamentin e Ganës: “Jemi bërë si Maguire, po i shënojmë autogola vetes”

12/01/2022 12:38
nga:E K

Harry Maguire ka marr “epitet” të keq në mbarë botën.

Pas disa paraqitjeve të dobëta gjatë vitit me Manchester United dhe Anglinë, ai u bë temë diskutimi dhe tallje në rrjetet sociale nga fansat dhe njohësit e futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi anglez u bë temë diskutimi edhe në shtetin e Ganës, kur në parlamentin e këtij shteti afrikan po diskutohej për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Një deputet mori shembull interesant duke thënë se shteti i tij po i bën keq vetes ashtu si Maguire që po shënon autogola për klubin e Manchester United.

Është një lojtar në Mbretërinë e Bashkuar, në Angli që quhet Maguire dhe luan për Manchester United, ai shihej si mbrojtësi më i mirë në botë, por u bë shpejt “kërcënimi” kryesor i tyre në mbrojtje, duke dhënë asistime për kundërshtarët. Kur kundërshtarët nuk mund të shënojnë, Maguire shënon për ta. Edhe në këtë shtet e kemi një Maguire, por të ekonomisë“, tha ai ndërsa kolegët po qeshnin me deklaratën e tij.

/GazetaBlic Sport/