Kur luajti kundër Polonisë, Lionel Messi u bë lojtari argjentinas me më shumë paraqitje në Kupat e Botës (22), duke tejkaluar të ndjerin Diego Armando Maradona.
Messi foli edhe për Maradonan pas ndeshjes në intervistë për media, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është një gëzim të vazhdoj me rekorde. Unë e di për të tani. Diego do të ishte shumë i lumtur për mua, ai më tregonte gjithmonë shumë dashuri. Por jam i lumtur për lojën, për njerëzit, për kualifikimin dhe për gjithçka”, tha Messi pas përfundimit të ndeshjes me Poloninë, të cilën argjentinasit e fituan 2-0, duke garantuar kualifikimin në 1/16.
Përveç këtij rekordi, Messi ka shënuar tetë gola në Kupat e Botës, po aq sa edhe Maradona, dhe do të përpiqet të thyejë rekordin e Gabriel Batistuta, i cili ka 10. Ai gjithashtu pati mundësinë të kalonte Maradonën, por humbi një penallti kur rezultati ishte 0-0.
“Mendoj se, duke humbur penalltinë, skuadra doli e përforcuar. Në pjesën e dytë ishim të bindur se do të shënonim, ishte çështje kohe”, ka komentuar ai.
/GazetaBlic Sport/