Lajme

Vrasja e gruas shtatzënë para Gjinekologjisë, LDK thërret konferencë për media

12/01/2022 09:14
nga:G B

Sot në orën 13:00, Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.