Lajme

Kur do të ketë takim Kurti-Vuçiq në Bruksel? Flasin nga BE

12/01/2022 07:55
nga:G B

Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel për targat ilegale serbe, do të vazhdojnë takimet e nivelit të lartë në dialog, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pas arritjes së marrëveshjes ka bërë të ditur se në ditët në vijim do t’i ftojë palët në Bruksel për të diskutuar hapat e radhës drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimet nuk kanë nisur ende, një javë pas marrëveshjes.

Lidhur me takimin e radhës në mes të Kurtit e Vuçiq, Gazeta Blic ka kontaktuar Bashkimin Evopian.

Nga BE nuk kanë dhënë datë për takimin e ardhshëm, derisa kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.

“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut nëse dhe kur është e përshtatshme”, thuhet në përgjigjen e BE-së./Gazeta Blic/