Tata Martino nuk do të jetë më trajner i Meksikës.
Argjentinasi njoftoi se ndeshja ndaj Arabisë Saudite ishte e fundit për të.
Lajmin për këtë e konfirmoi Fabrizio Romano.
“Kontrata ime përfundoi sapo arbitri i ra bilbilit”, theksoi Martino.
Siç dihet, Meksika ishte shumë afër kalimit të fazës së grupeve, por u eliminua krejt në fund për shkak të golaverazhit më të dobët sesa Polonia.