Lajme

Matoshi: Nesër të shpallet ditë zie, ne burrat ta mbajmë kokën ulur sepse kemi rënë tek pluhuni

11/30/2022 22:55
nga:Genita C

Analisti politik, Halil Matoshi thotë se pas ngjarjes tragjike ku u vra një grua nga ish-bashkëshorti, të mbahet nesër ditë zie, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Matoshi thotë se si shoqëri jemi të dështuar.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Presidentja Osmani të shpallë ditën e nesërme Zi kombëtare!

Na, burrat duhet nesër me majtë kryet ultë, kemi ra tek pluhuni!?

Krimi asht individual dhe i dënueshëm në këtë bazë, por në rastin e vrasjës së nji grueje që po krijonte nji jetë të re, jemi fajtor kolektivisht si shoqni, në segmentin e dhunës ndaj grave.

Shoqnisht të dështuem, shkretana bre