Kur luajti kundër Polonisë, Lionel Messi u bë lojtari argjentinas me më shumë paraqitje në Kupat e Botës dhe kaloi legjendën Diego Armando Maradona.
Golashënuesi argjentinas tani ka 22 paraqitje në Kupat e Botës. Është një rekord i ri për Argjentinasin, përcjell GazetaBlic Sport.
Përveç këtij rekordi, Messi ka tetë gola në Kupat e Botës, po aq sa edhe Maradona.
Lojtarët me më shumë paraqitje në Kupat e Botës janë:
Matthaus (Gjermani): 25
Klose (Gjermani): 24
Maldini (Itali): 23
Messi: (Argjentinë )22
/GazetaBlic Sport