Lajme

Rama: I tronditur nga ngjarja e ndodhur sonte në QKUK, kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë

11/30/2022 20:58
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur sonte në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj raporton Gazeta Blic.

Rama ka thënë se kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

“I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës duke shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës e vrasjes së grave në Kosovë” shkruan Rama raporton Gazeta Blic.