Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se është i tronditur nga ngjarja që ndodhi sonte në QKUK, ku burri vrau gruan, raporton GazetaBlic.
“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë”, shkruan Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.


