Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar

11/30/2022 16:45
nga:Y I

Policia e Kosovës ka publikuar një video, ku shihet një person, për arrestimin e të cilit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Personi në video dyshohet për “Blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme”, thuhet në njoftim.