Kupa e Botës 2022

Flick: “Është arrogante të mendosh se mund të shënojmë tetë gola kundër Kosta Rikës”

11/30/2022 16:20
nga:Lorik J

Hansi Flick, trajneri i Gjermanisë, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të grupit të Katarit 2022 kundër Kosta Rikës.

“Unë i kam të gjithë lojtarët të aftë për të hyrë në fushë. Leroy Sane tani ai është i aftë për të luajtur që në fillim”, tha fillimisht ai.

A mund të konfirmoni se nuk do të jetë ndeshja juaj e fundit si trajner i Gjermanisë, çfarëdo që të ndodhë nesër?

“Nga ana ime mund ta them, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Kam kontratë deri në vitin 2024 dhe mezi pres që të mbërrijë kampionati europian në shtëpinë tonë”.

Por tani Kosta Rika…

“Nesër skuadra do të duhet të bëjë një performancë të madhe. Ne duhet të jemi në gjendje të përparojmë në raundin e dytë, por unë nuk ndjej ndonjë presion. Nuk e ndjeva as pas Japonisë.”

A luani për 8-0?

“Do të ishte mendjemadhësi të supozohej se duhet të shënojmë tetë gola. Ne duhet t’i kushtojmë respektin e duhur Kosta Rikës, pasi pësuan shtatë gola ndaj Spanjës, ata treguan aftësinë e tyre mbrojtëse kundër Japonisë. Le të shkojmë të luajmë ndeshjen, ne duam të përpiqemi dhe të sqarojmë gjërat. menjëherë, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë”.

/GazetaBlic Sport