Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkrimit të kryeministrit Kurti për vizat raporton Gazeta Blic.
Çitaku tha se Kurti në reagimin e tij ka thënë të pavërteta të mëdha duke justifikuar edhe vonesat e BE-së për vizat.
“Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike”
Tutje Çitaku i përmend Kurtit edhe gazin lotsjellës në Kuvend.
“E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament” shkruan tutje Çitaku raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.
Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike.
E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament.


