Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i tha deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës së sikur ta kishte pasur vetëm çerekun e informacioneve se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog, do të turpërohej të ishte e pranishme në komision.
Këtë deklaratë Bislimi e bëri teksa po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane,
“Deliu-Kodra deri tash i përmendi tri fjali, dështime në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmijërore. Sikur ju ta kishit pasur vetëm çerekun e informacioneve se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog dhe si është përfaqësuar para vitit 2021, ju ishit turpëruar me ardhë në sallë”.
Bislimi poashtu tha se me vetë publikimin e tekstit të marrëveshjes për targat, kanë qenë transparentë.
“S’kemi fshehur asnjë detaj”, tha ai tutje.


