Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qenë shumë i lumtur për fitoren e arritur ndaj Iranit.
Reagimi i kreut të “Shtëpisë së Bardhë” ishte një lidhje mes sportit dhe politikës, kur dihen raportet e ashpërsuara që kanë dy vendet, shkruan GazetaBlic Sport.
“Shtetet e Bashkuara një, Irani zero! Loja mbaroi!”, njoftoi ai para qytetarëve në Bay City, Michigan, ku po zhvillohej një ngjarje kushtuar nismave ekonomike.
“Çfarë loje e mrekullueshme. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët, u thashë ‘mund ta bëni’. Ata e bënë. Sa shumë i dua”,- tha sërish presidenti, duke iu referuar telefonata e parë e bërë me ekipin në prag të Kupës së Botës.