Lajme

Pamje nga shpërthimi i vullkanit më të madh në botë: Lava ngjitet deri në 60 metra, tymi e hiri pushtojnë ishullin

11/30/2022 08:03
nga:G B

Vullkani më i madh në botë shpërthen në Hawaii Mauna Loa, vullkani më i madh në botë ka shpërthyer në Hawai, për herë të parë në pothuajse 40 vjet. Banorët janë paralajmëruar më herët për rrezikun dhe janë vënë në gatishmëri

Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan.

Vullkani ngrihet 13,679ft (4,169m) mbi nivelin e detit dhe përfshinë një sipërfaqe prej më shumë se 2,000 milje katrore (5,179 km katrore).

Vullkani dyshohet se vjen si rezultat i një varg tërmetesh të cilat kishin ndodhur në rajon. Ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka thënë se ky vullkan ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843.