Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Uellsit në ndeshjen e fundit të grupit në Kupën e Botës 2022.
Anglia ka triumfuar ndaj Uellsit me rezultatin e thellë 0-3, për të marrë tre pikë dhe biletën për në fazën e eliminimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, kurse të tre golat u realizuan në pjesën e dytë.
Rashford me një eurogol nga fauli hapi serinë e golave në minutën e 50’të – kurse dy minuta më vonë shënoi Foden.
Rashford realizoi sërish në minutën e 68’të.
Me dy fitore dhe një barazim, Anglia siguroi kalimin tutje në fazën e eliminimit, kurse Uellsi ndodhet në vendin e fundit dhe eliminohet.
/GazetaBlic Sport