Kombëtarja e Holandës ka fituar ndaj Katarit.
Holanda fitoi ndeshjen e fundit në grup me rezultatin 2-0, për të shkuar në bilancin 100% në të gjitha duelet e zhvilluara deri më tani, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në këtë duel e shënoi sulmuesi Gakpo pas 26 minutave lojë. Sulmuesi holandez po kalon formë të mirë dhe në tri duelet e zhvilluara, ka gjetur tri gola.
Golin e dytë dhe të fitores në këtë duel për Holandën e shënoi mesfushori Frenkie De Jong pas 49 minutave.
Holanda kalon grupin me 9 pikë nga 3 ndeshje, kurse Katari përshëndetet me 0 pikë.
/GazetaBlic Sport