Sporti

Përplasje te Belgjika? Hazard mohon zërat: “Nuk jam përplasur me Vertonghen, ai është më i madh se unë”

11/29/2022 17:28
nga:Lorik J

Eden Hazard mohon grindjen me Jan Vertonghen.

Duke folur në konferencën për shtyp, sulmuesi shpjegoi versionin e tij për ngjarjet që ndodhën pas ndeshjes Belgjikë-Marok.

“Asgjë nuk ndodhi në dhomat e zhveshjes. I vetmi që foli ishte Roberto Martinez. Dje patëm një diskutim për një përballjeje mes nesh – por nuk debatova me Jan Vertonghen: Nuk jam budalla, ai është më i madh se unë”, ka thënë me shaka sulmuesi, duke shtuar:

“Jan më kërkoi shpjegime në lidhje me disa deklarata të mia për ngadalësinë e mbrojtësve belgë. Unë iu përgjigja me shaka se në fakt ai nuk ishte më aq i shpejtë. Ai u pajtua me mua. Unë gjithashtu fola me De Bruyne dhe ai beson në grup, më shumë se më parë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport