Lajme

Kurti rrëfehet nesër para deputetëve për situatën e krijuar në vend

11/29/2022 16:28
nga:N M

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës do të rrëfehet nesër para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për gjendjen aktuale politike e të sigurisë në vend raporton Gazeta Blic.

Me fillim në orën 11 e 30 do të mblidhen deputetët e Kuvendit meqë do të ketë seancë të re plenare me vetëm një pikë të rendit të ditës – Interpelanca e Kurtit mbi gjendjen e krijuar në vend.

Njoftimin e ka bërë zyra për media e Kuvendit

Njoftimi I plotë:

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend”.

Zgjedhjet në Veri, KQZ: Afati për certifikim për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq përfundon më 2 dhjetor

Dorëheqjet e serbëve, juristët tregojnë rrugët për kthimin e policëve, gjyqtarëve e prokurorëve në institucione