Kupa e Botës 2022

U bëri simbolin e tre gishtave tifozëve kroat, portieri serb i Kanadasë pritet të dënohet me një shifër të majme

11/29/2022 13:30
nga:Mergim Rreci

Gjatë ndeshjes Kroaci-Kanada, portieri Milan Borjan, kanadez me shtetësi, por serb me origjinë, u vu në shënjestër të tifozëve kroatë.

Si kundërpërgjigje ndaj provokimeve, portieri vendosi të provokojë edhe me “përshëndetjen” me tre gishta, një formë skandaloze e vetëidentifikimit serb, e bazuar tek një propagandë pa vlerë.

Pas këtij gjesti, ai rrezikon të dënohet me një gjobë të majme nga autoritetet e FIFA-s, por që ende nuk është bërë e qartë se sa do të jetë ky dënim.