Alex Telles foli pas suksesit 1-0 kundër Zvicrës, ndeshje në të cilën ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës dhe u shfaq shumë i lumtur.
Mbrojtësi i Sevilla-s deklaroi se, Alex Sandro i komunikoi zëvendësimin, pasi ky i fundit ndihej i lodhur.
“E pranoj se u befasova nga zëvendësimi, sepse nuk e prisja. Trajneri nuk më tha gjë deri në momentin e golit. Sapo shënuam, Alex Sandro u kthye nga unë duke festuar dhe më tha të bëhesha gati se ai ishte i lodhur. Gjithçka ndodhi shpejt dhe debutova. Jam shumë i lumtur me debutimin tim në Kupën e Botës, kjo ishte adrenalina më e madhe që kam ndjerë ndonjëherë në jetën time. Shpresoj të luaj përsëri, por mbi të gjitha, rëndësi ka që Brazili të triumfojë.” – tha Alex Telles.