Kupa e Botës 2022

Hyri në fushë me ngjyrat e LGBT, vjen vendimi i fundit për tifozin Mario Ferri

11/29/2022 12:21
nga:Mergim Rreci

Sfida mes Portugalisë dhe Uruguajit ka ndaluar për disa sekonda pasi një tifoz ka hyrë në fushë duke valëvitur flamurin e LGBT.

I veshur me një bluze me logon e Supermenit, duket qartë mesazhi që do të japë pasi në pjesën e përparme shkruhet “Shpëtoni ukrainën” ndërsa në anën e pasme “Respekt për gratë iraniane”.

Kishte raportime të ndryshme se mund të ketë një dënim të madh për të, por sipas informacioneve të fundit, ai është liruar pa pasoja të mëdha.