Kupa e Botës 2022

Perisic: Më mungon Italia, e mund unë Milanin!

11/29/2022 11:51
nga:Mergim Rreci

Ivan Perisic është fokusuar në Botërorin e Katarit, ku Kroacia kryeson grupin F me 4 pikë, pas suksesit 4-1 ndaj Kanadasë, ndërsa në ndeshjen e parë u ndal në një barazim 0-0 përballë Marokut.

Sulmuesi i Tottenham, nuk e fsheh aspak nostalgjinë për Serie A, kampionat nga i cili u largua verën e kaluar për t’iu bashkuar skuadrës së Antonio Contes.

“Më mungon Italia, së bashku me Inter-in. Ata do të jetë gjithmonë shtëpia ime dhe Milano është vendi ku kam qëndruar më gjatë në gjithë karrierën time futbollistike.” – tha Perisic.

Megjithatë, 33-vjeçari do të rikthehet në Milano, pasi ai dhe skuadra e tij, Tottenham do të luajnë në raundin e 1/16-ave ndaj Milan në Champions League.

“Do të rikthehem së shpejti në Milano dhe do të kem diçka të rëndësishme për të bërë. Milani na pret, por do ta mund.” – deklaroi ishi i Inter-it.

Sulmuesi në fund foli edhe për Kupën e Botës.

“Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë në premierë dhe nëse e fillon keq duhet të reagosh shpejt dhe ne e bëmë atë. Tani, le të shikojmë se deri ku mund të shkojmë. Ne nuk kemi frikë nga askush.” – përfundoi Ivan Perisic.