Kombëtarja e Iranit do të përballet sonte me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, duke ditur edhe rëndësinë për të kaluar tutje, por edhe situatën dhe raportet politike që kanë të dyja vendet, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas informacioneve të fundit, lojtarët e kombëtares iraniane janë kërcënuar nga autoritetet e vendit të tyre se nëse tregojnë ndonjë shenjë pakënaqesie ose dalin kundër qeverisë politike iraniane, do të arrestojnë drejtpërdrejt familjarët dhe të afërmit e tyre.
Lojtarët iranianë refuzuan të këndonin himnin kombëtar në ndeshjen e parë si mbështetje për situatën e njerëzve të vendit të tyre atje, por autoritetet e vendit kanë reaguar zëshëm duke kërcënuar se do të përballen me pasoja të rënda.
/GazetaBlic Sport/