Lajme

Ambasada amerikane uron 29 Nëntorin: Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri!

11/29/2022 11:00
nga:Astrit Gashi

Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kështu shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

“Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri,”, thuhet në postimin bashkangjitur fotos së flamurit.

Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.

Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.