Kupa e Botës 2022

Iker Casillas me vlerësim maksimal për portierin e Portugalisë: Bravo Diogo Costa!

11/29/2022 10:53
nga:Mergim Rreci

Iker Casillas vlerësoi performancën e portierit të Portos, Diogo Costa, në ndeshjen Portugali – Uruguai.

Ai vuri theksin në lëvizjen në të cilën ai i mohon golin Bentancur, duke bërë një pritje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

“Momenti kur Portugalia kualifikohet në fazën e 16-të. Kjo pritje duhet vlerësuar. Është shumë! Bravo Diogo Costa”, ka shkruar, në rrjetin social Twitter, ish-reprezentuesi spanjoll, 41 vjeç.