Kupa e Botës 2022

Emiliano Martinez kishte nevojë për psikolog pas humbjes nga Arabia Saudite

11/29/2022 10:14
nga:Mergim Rreci

Portieri kryesor i Argjentinës, Emiliano Martinez, zbuloi se kishte folur me një psikolog pas humbjes në raundin e parë, kundër Arabisë Saudite (1-2).

Ai tha se kishte vuajtur shumë dhe se ndjente se mund të kishte dhënë më tepër në atë takim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kam vuajtur shumë. Ata kishin dy goditje në portë dhe unë pësova dy gola. Unë kam 45 milionë argjentinas pas meje dhe duhet të kisha dhënë më shumë”, tha ai.

Martinez e mori trajtimin e kërkuar dhe u kthye në portë në fitoren e Argjentinës ndaj Meksiksë.

/GazetaBlic Sport/