Sergio Busquets, pas Botërorit me Spanjës, me shumë mundësi do të provojë një eksperiencë të re me MLS. Është raportuar më parë se mesfushori i ka refuzuar ofertat arabe.
Atë e josh një kalim në Miami, një qytet ku ai do të gjente shumë gjëra të ngjashme me Spanjën. Gjithashtu për Busquetes mund të jetë edhe një sfidë sportive me fanellën e Inter Miami.
Raportohet se për lojtarin e Barcelonës është gati një kontratë e vlefshme për dy sezone dhe marrëveshja është pranë. Mesfushori do t’i bënte një nder edhe katalanasve, që do të kursenin pagën e tij.