Trajneri i Brazilit, Tite u shpreh shumë i lumtur për fitoren ndaj Zvicrës që i dha kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës një xhiro pa përfunduar faza e grupeve.
Brazili fitoi me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga mesfushori Casemiro, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një fitore në grup, kualifikimi është zhvillimi i procesit të këtyre katër viteve të fundit”, tha fillimisht EFFE.
“Casemiro mesfushori më i mirë në botë? Normalisht e kam zakon të respektoj të gjitha opinionet dhe të mos i komentoj, por sot bëj një përjashtim. Jam dakort. Ishte ndeshja e parë pa Neymar, padyshim që është lojtar ndryshe nga të tjeret – se ai ka cilësitë për të bërë gjëra të papritura. Na mungon kreativiteti i tij, por kemi lojtarë të tjerë që me të vërtetë duan të përfitojnë nga mundësia e tyre”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/